Që nga fillimi i vitit janë ngritur 26 kallëzime penale për shkak të diplomave false
Prej tvteuta12:29, 4 Shtator 2024
Nga fillimi i vitit janë ngritur 26 kallëzime penale për dyshime për falsifikim të dokumenteve të huaja arsimore, thanë për Portalin e Qytetit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit. Nga ky numër, dy kallëzime penale kanë të bëjnë me falsifikimin e diplomave në arsimin fillor, 22 kallëzime penale për diploma të marra në nivelin e arsimit të mesëm dhe dy kallëzime penale për dyshim të falsifikimit të diplomave në nivelin e arsimit të lartë.
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit thanë se nuk kanë informacione për përfundimin e kallëzimit penal të ngritur, pasi siç thanë ata, Prokuroria Themelore e Shtetit nuk është e obliguar t’i informojë për përfundimin, shkruan Gradski.
Ata thanë se nga fillimi i vitit 2024, Ministria ka ngritur 26 kallëzime penale nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve të huaja arsimore.
“Nga ai numër dy kallëzime penale janë ngritur për dyshimin e falsifikimit të dokumenteve arsimore të nivelit të arsimit bazë, për diploma të marra në Turqi. Gjithashtu janë ngritur 22 kallëzime penale për dyshimin e falsifikimit të dokumenteve të arsimit të mesëm, nga të cilat gjashtë janë marrë në Republikën e Serbisë, dy në Bosnje dhe Hercegovinë, nëntë në Turqi, një në Federatën Ruse, dy në Shqipëri, një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një në Austri. Dy kallëzime penale janë ngritur edhe për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumenteve arsimore të nivelit të arsimit të lartë, të cilat janë marrë në Britaninë e Madhe dhe SHBA”, thuhet në MASHI.
Ata shtuan se gjatë vitit 2024 janë paraqitur gjithsej 5098 kërkesa për njohje të dokumenteve të huaja arsimore.
“Nga ai numër, 2967 kërkesa i referohen njohjes së dokumenteve të huaja arsimore të arsimit fillor dhe të mesëm. Nga numri i përmendur, 411 kërkesa janë nga institucionet arsimore të rajonit, ndërsa 2556 nga institucionet arsimore nga jashtë. Gjithashtu janë paraqitur 2131 kërkesa për njohje të dokumenteve të huaja arsimore në nivelin e arsimit të lartë. Nga ky numër, 853 kërkesa janë nga institucionet arsimore të rajonit, ndërsa 1278 kërkesa janë nga institucionet arsimore nga jashtë”, thuhet në MASHI.
Ata theksuan se nga numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara në vitin 2024, që është 5098 kërkesa, janë zgjidhur gjithsej 322 kërkesa për arsim fillor dhe të mesëm, përkatësisht 248 kërkesa të zgjidhura për dokumente arsimore nga rajoni dhe 74 kërkesa të zgjidhura për njohje të dokumenteve arsimore nga jashtë si dhe 785 kërkesa për nivelin e arsimit të lartë, nga të cilat janë zgjidhur 461 kërkesa për njohje të dokumenteve arsimore nga rajoni dhe 324 kërkesa për njohje të dokumenteve arsimore nga jashtë.
Kujtojmë se ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, ka bërë të ditur se janë shqiptuar 34 dënime për posedim të diplomave false.