REGION/SVET Më shumë

Protesta kundër Bolsonaros

Prej tvteuta09:20, 5 Korrik 2021

Protestues të shumtë mbushën rrugët në Brazil për të kërkuar hetimin e presidentit, Jair Bolsonaro dhe më shumë vaksina për të luftuar coronavirusin, teksa vendi përballet me valën e dytë më fatale në botë pas Shteteve të Bashkuara. Protestat filluan pasi ditën e premte, Gjykata Supreme autorizoi hapjen e një hetimi mbi Bolsonaro, në lidhje me parregullsitë e konstatuara në prokurimin e vaksinave të prodhuara në Indi.Protestat ishin programuar fillimisht për më 24 korrik, por u mbajtën para kohe pasi provat për parregullsitë e lidhura me vaksinën u paraqitën përpara një komisioni të Senatit, që po hetonte menaxhimin e pandemisë nga qeveria federale.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio