Pronarët e anijeve edhe këtë vitë do të organizojnë lundrim falas për nxënsit e Shkollave.
Prej tvteuta13:06, 3 Shtator 2024
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, pronarët e anijeve të Ulqinit kanë vendosur të dhurojnë një përvojë të veçantë për nxënësit e shkollave.
Ky është viti i tretë me radh që organizohet. Në fillim të shtatorit, të gjithë nxënësit do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë e bregdetit të Ulqinit nëpërmjet një lundrimi falas, organizuar me dashamirësi dhe përkushtim nga detarët Ulqinak.
Ky lundrim i veçantë ka për qëllim t’u japë nxënësve një këndvështrim të ri mbi qytetin e tyre dhe bukuritë natyrore që e rrethojnë.
Fëmijët do të kenë mundësinë të shohin nga afër plazhet e kristalta, vijën bregdetare të pashoqe dhe të mësojnë më shumë për historinë dhe traditat detare të Ulqinit.
Ky është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit në përkrahjen e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve tanë, duke krijuar një përvojë të vlefshme për të gjithë.