Sociale Më shumë

Problematika e punëtorëve sezonal ne fushën e turizmit ne Ulqin.

Prej tvteuta17:21, 15 Qershor 2021

Duke bere krahasimin e vitin 2019,mund te themi qe sezoni turistik pavarsisht dates 15 qershor ,akoma nuk ka filluar.

Por pa prezencen e turisteve ne qytetin tone nje dukuri qe veme re neper reklama televizive ,rjete sociale dhe adresa hotelesh dhe restorantesh ,eshte dhe kerkesa per stafin e punetoreve dhe sherbyesve ne hoteleri.

Sot bizneset e turizmit po ndeshen me mungesë të fuqisë punëtore, kjo ka ardhur kryesisht për shkak se nuk u menaxhua siç duhej situata e pandemisë por edhe për shkak se ky sektor ka pasur humbje të madhe vitin e kaluar.

Sipermaresi dhe pronari I kampit Turistik Gjovani  ne shtoj Mark Shkrela deklaron  “Ne kemi pasur problem me personelin dhe prurjet e reja cilësore në sektorin e turizmit.Nuk ka persona të kualifikuar. Rritja e turizmit ka qenë me dinamikë më të madhe se sa shkollimi apo formimi i personelit,,, e dimë se sa është nevoja e punetoreve ne fushen e turizmit, e ne vecanti ne bregdetin e Ulqinit…Duhet analizuar dhe krijuar politika për t’i dalë parapritë kësaj mangësie” na thote nder te tjera gjate Mark Shkrela.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio