Premiera e filmit “Trashëgimia kulturore përmes filmit dokumentar” më 13 qershor
Prej tvteuta13:37, 8 Qershor 2023
SOS TELEFONI – PREMIERA E FILMIT DOKUMENTAR ““TRASHËGIMIA KULTURORE PËRMES FILMIT DOKUMENTAR“ NË HOTELIN “NOBEL”.
SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin do të organizojë premierën e filmit dokumentar “Trashëgimia kulturore përmes filmit dokumentar” kushtuar krojeve të vjetra në Komunën e Ulqinit (Hoteli “NOBEL”, e shtunë, më 13 qershor 2023, ora 18:00)
Autore e këtij dokumentari është gazetarja dhe drejtoresha e SOS telefonit në Ulqin Hatixhe Nelaj e cila është autore edhe e 7 dokumentarëve të tjerë.
Përmes rrëfimeve dhe bisedave me njohës të mirë të trashëgimisë kulturore në këtë dokumentarë janë zbërthyer të vërtetat, rëndësia, legjenda të ndryshme për këtë trashëgimi kulturore . Dokumentari pasqyron situatën aktuale, gjendjen e mjerueshme të shumicës së krojeve .
Qëllimi i këtij dokumentari është afirmimi dhe promovimi i burimeve të vjetra, gjegjësisht ngritja e vetëdijes së qytetarëve të komunës së Ulqinit për vlerën dhe rëndësinë e ruajtjes së krojeve të vjetra, si dhe aplikimin e tyre në të ardhmen. Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave .
Ekipi realizues i dokumentarit përbëhet nga kameramani profesional Shaban Bani Bajraktar ndërsa montazhin e ka bërë Amir Suka. Në këtë dokumentarë janë përfshirë edhe dy gazetarë/e të mirënjohur, Dafina Teliqi dhe Bekim Çoba.
Projekti realizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, përkrahur financiarisht nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave .
Ulqin, më 4 maj 2023 Drejtoreshë ekzekutive
Hatixhe Nelaj