Aktuale Më shumë

Policia është në pritje të urdhërit të Katniqit për të nisur arrestimet

Prej tvteuta11:05, 13 Janar 2022

Policia është në pritje të urdhrit të kryeprokurorit të posaçëm Milivoje Katniq për të nisur arrestimet në lidhje me 400 kilogramë kokainë, e cila u kap dje në Podgoricë. Sipas informacioneve të portalit RTMZ, policia ka pasur informacione për ngarkesën e drogës dhe ka monitoruar lëvizjen e saj.

Rreth orës 15 të ditës së djeshme, në magazinë e Qendrës së Logjistikës të kompanisë “Voli”, në afërsi të Podgoricës, janë gjetur 400 kilogramë kokainë.

Punëtorët kanë gjetur pluhurin e bardhë, sasia e saktë e të cilit ende nuk është përcaktuar, në një pako me banane dhe më pas drejtuesit e kësaj kompanie kanë njoftuar policinë.

Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit. Sipas informacioneve të RTMZ, deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Bashkëbisedues pranë organeve hetimore të Malit të Zi pohojnë se bëhet fjalë për dërgesë të kontrolluar, gjegjësisht se hetuesit kanë pasur informacion se po mbërrinte një ngarkesë me drogë dhe se po monitoronin lëvizjen e saj.

Prokuroria Speciale e Shtetit ka njoftuar arrestime për sot.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio