Aktuale Më shumë

Podgorica qëndron krah qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Prej tvteuta11:27, 5 Tetor 2024

“Në emër të Kuvendit të Kryeqytetit dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet e mia më të thella qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre nga përmbytjet e paprecedentë që pësoi ky vend, tha  Siç tha ajo, kjo tragjedi e rëndë, e cila rezultoi me humbje të jetëve njerëzore dhe shkaktoi dëme të mëdha, na kujton rëndësinë e solidaritetit ndërkombëtar dhe rëndësinë e një reagimi të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore.
“Jam e bindur se Mali i Zi do të ofrojë një përgjigje adekuate nga të gjitha shërbimet kompetente të shpëtimit për të riparuar sa më mirë dëmet. Në këtë moment kritik, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, organizatave dhe kompanive malazeze që në përputhje me mundësitë e tyre të ofrojnë ndihmën e nevojshme.Podgorica qëndron në krah të qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe në emër të të gjithë qytetarëve të qytetit tonë dërgoj urimet e sinqerta për shërim dhe rindërtim të shpejtë të zonave të prekura”, tha Boroviniq Bojoviq.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio