Pesë llojet më të shëndetshme të peshqve: Kanë shumë vitamina dhe pak kalori
Prej tvteuta00:18, 1 Mars 2022
Peshku me vlera të jashtëzakonshme ushqyese rekomandohet për të gjitha moshat dhe është njësoj i dobishëm edhe për persona të shëndetshëm edhe për të sëmurë
Gama e gjerë e llojeve të ndryshme të peshkut përcakton shumëllojshmërinë e metodave të përgatitjes së peshkut, transmeton Telegrafi.
Peshku ka pak kalori në krahasim me mishrat e tjerë. Vlera kalorike ndryshon, nga peshku i bardhë (70 deri në 80 Kcal për 100 g) te peshku blu (120 deri në 200 kcal për 100 g), kështu që është ideal në dietën e njerëzve që luftojnë me peshën e tepërt.
Proteinat e peshkut përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore që janë të nevojshme për rritjen, zhvillimin dhe funksionimin e duhur të trupit të njeriut.
Këtu janë disa nga peshqit më të shëndetshëm:
Merluci
Merluci është një burim i pasur i proteinave të plota, makro dhe mikro elementë. Në të njëjtën kohë, ka pak kalori (90 kcal për porcion) dhe praktikisht nuk përmban yndyrë. Merluci i pjekur ose i zier në avull është i shkëlqyeshëm për një darkë diete, veçanërisht nëse shtoni perime.
Trofta
Trofta është e pasur me vitamina A, B12 dhe D, me proteina të kompletuara dhe acide yndyrore omega-3. Omega 3 janë të nevojshme për forcimin e mureve të enëve të gjakut, kontrollin e niveleve të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Toni
Toni konsiderohet si një nga speciet më të shëndetshme të peshkut. 100 gram ton përmban një rekord prej 22 g proteina, gjysmën e marrjes ditore të vitaminës D dhe mbulon plotësisht nevojën e trupit për mikroelementin më të rëndësishëm – selenin. Toni mund të blihet i freskët ose i konservuar (është e rëndësishme të jetë në lëngun e tij, jo në vaj). Mund ta shtoni në sallata dhe sandviçë.
Sardelet
Sardelet janë një burim i pasur i vitaminës B12, për të cilën trupi ka nevojë për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut (eritrocite), për të rregulluar funksionin nervor dhe për të sintetizuar acidet nukleike. Përveç kësaj, konsumimi i rregullt i sardelet mund të zvogëlojë kolesterolin e keq dhe të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare.
Tilapia
Tilapia është një depo vitaminash dhe mineralesh: përmban vitamina B, E, K, kripëra të acidit fosforik, acide yndyrore të dobishme, magnez, selen, zink dhe hekur. Përveç kësaj, 100 gram tilapia përmban gjysmën e vlerës ditore të proteinave të plota, ndërsa përmbajtja kalorike e peshkut është relativisht e ulët.