Ka një arsye se përse disponimi ju rregullohet pas një ecjeje në park: ‘rrethimi’ i vetvetes me natyrë ju bën më të lumtur dhe më të shëndetshëm, sipas “Friends of Earth Group”.
Pas eksperimenteve dhe studimeve të shumta, hulumtuesit kishin konkluduar se njerëzit të cilët jetojnë afër natyrës – siç janë pemët, parqet dhe hapësirat tjera të gjelbra – janë më aktivë dhe më pak të prirë të jenë mbipeshë ose të kenë probleme me depresion.
Kjo nuk është hera e parë që e kemi parë natyrën të jetë e lidhur me shëndet më të mirë mendor.
Ecja në hapësira të gjelbra konsiderohet si një mënyrë natyrale për lehtësimin e shqetësimit dhe depresionit.
Kjo për shkak se shpenzimi i kohës me “Nënën Natyrë” ju ndihmon t’i mposhtni mendimet negative të cilat krijojnë disponim të keq.