Aktuale Më shumë

Përkohësisht janë mbyllur 29 objekte, më shumë se 2 milionë gjoba

Prej tvteuta13:39, 30 Gusht 2024

Nga data 1 maj deri më 25 gusht të këtij viti, inspektorët tatimorë kanë kryer 3080 kontrolle të rregullsisë së veprimtarisë së tatimpaguesve dhe kanë konstatuar parregullsi në 450 tatimpagues. Mbi këtë bazë janë shqiptuar 614 vendime kundërvajtëse, me gjobë në shumë prej 2.060.700 euro, njofton Administrata Tatimore.

“Borxhi për shkak të gjobave të shqiptuara është 1,192,507 euro, nga të cilat janë arkëtuar 962,707 euro ose 81 për qind. Arkëtimi i referohet tatimpaguesve që kanë pranuar përgjegjësinë kundërvajtëse dhe kanë paguar gjobat e shqiptuara në afat prej 8 ditësh (e ulur për një të tretën sipas Ligjit. për Kundërvajtje )”, thuhet në njoftim.

Inspektorët tatimorë zbatojnë masat e parashikuara ndëshkimore për të gjithë tatimpaguesit që konstatohet se operojnë në mënyrë të parregullt, nga dhënia e urdhrave për kundërvajtje deri te ndalimi i përkohshëm i veprimtarisë dhe mbyllja e objekteve.

“Në përputhje me kompetencat nga Ligji për Administratën Tatimore, në periudhën raportuese 29 tatimpagues i janë nënshtruar masave të ndalimit të përkohshëm të veprimtarisë. Rezultatet tregojnë se me një numër më të vogël të kontrolleve janë konstatuar më shumë parregullsi. Arsyeja është se inspektorët tatimorë, nëpërmjet analizës së riskut, përgatiten posaçërisht për inspektime të synuara të tatimpaguesve që janë konstatuar se kanë kryer shkelje gjatë vitit të kaluar ose për të cilët organi tatimor është në dijeni se nuk regjistrojnë qarkullim dhe nuk lëshojnë fatura për përdoruesit e shërbimit”, thuhet në deklaratë.

Objektivi, siç u tha, është përmirësimi i komunikimit dhe forcimi i marrëdhënieve të besimit me tatimpaguesit, të cilët mund të japin kontributin e tyre përmes përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, që përfshin raportimin e të ardhurave, paraqitjen e raporteve të përcaktuara dhe pagesën e taksave brenda afateve të përcaktuara.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio