Video nga Maratona e Pavarsisë Shkodër-Ulqin
Prej tvteuta15:07, 28 Nëntor 2015
Me rastin e 103 vjetorit të pavarsisë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve organizoi për të katërtin vit me rradhë Maratonën e Pavarsise, ku kësaj rradhe pikënisja ishte në Shkodër.
Para fillimit të maratonës u organizua një program modest, kurse fjalën përshëndetëse e mbajti kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Në këtë maratone morën pjesë 32 garues nga vende të ndryshme, bile edhe nga Amerika. Në vendin e tretë doli Emin Grajçevci nga Kosova, në vendin e dytë Dragolub Koprivica nga Mali i Zi, kurse i pari doli garuesi nga Shqipëria Ilir Këllesi.
Vendi i parë përfitoi 500 euro, i dyti 300 euro, i treti 200, dhe të tre morën dhurata mirënjohjeje nga KKSH dhe Komuna e Ulqinit.