PD-ja ka 50.000 euro borxh ndaj partnereve
Prej tvteuta23:16, 26 Janar 2015
Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, Këshilli Qëndror i PD-së i vuri ultimatum dyjavor Nikë Gjeloshajt dhe ASH-së për lëshimin e vendit të deputetit. Në rast mosrespektimi të këtij afati, PD-ja do ta konsiderojë këtë si shkelje të marrëveshjes dhe shkeputje të njeanshme të koalicionit nga ana e ASH-së.
Por ka edhe më tepër.
Sipas Institucionit Shtetëror të Revizionit (DRI) për vitet 2012 dhe 2013 dhe sipas burimeve të lajm.me për 2014, PD-ja e Fatmir Gjekës u ka borxh të dy anëtarëve të koalicionit, LD në MZ-së dhe Alternativës Shqiptare.
Sipas DRI-së, PD-ja në vitin 2012 ka marrë 11.103,33 EUR nga buxheti i Malit të Zi për mandatin e deputetit, nga të cilat, sipas marrëveshjes së koalicionit, është dashur që LD në MZ-së t’i paguhen 40% ose 4.441,32 EUR, por i janë paguar vetëm2.400,00 EUR; ndërsa ASH-së është dashur t’i paguhen 30% ose 3.330,99 EUR, por i janë paguar vetëm 1.800,00.
Sipas të njëjtit burim, pra DRI-së, në vitin 2013 PD-së i janë paguar 75.808,32 nga buxheti i Malit të Zi, nga të cilat LD në MZ-së është dashur t’i paguhen 40% ose30.323,33 EUR, por i janë paguar vetëm 14.6 00.00 EUR; ndërsa ASH-së është dashur t’i paguhen 30% ose 22.742,5 EUR, por i janë paguar vetëm 14.100,00 EUR. Pra, për vitin 2013, borxhi i PD-së ndaj partnerëve të koalicionit ishte 24.365,83 EUR.
Ngjashëm, në vitin 2014, nga 81.756,00 EUR që i janë paguar PD-së nga buxheti i Malit të Zi për mandatin e deputetit, PD-ja i ka paguar LD në MZ-së vetëm 20.000,00 EUR dhe ASH-së vetëm 15.000,00 EUR, duke i mbetur borxh për këtë vit 22.229,2 EUR.
Totali i borxhit të PD-së ndaj partnerëve të koalicionit për 2012, 2013 dhe 2014 është50.527,35 EUR (LDnë MZ-së 30.827,06 EUR dhe ASH-së 19.700,3 EUR).
Të dhënat mbi pagesat dhe borxhet mund t’i shihni edhe në tabelën më poshtë.
Viti | I janë paguar PD-së nga buxheti i Malit të Zi | I ka paguar LD në MZ-së | I ka paguar ASH-së | Borxhi ndaj LD në MZ-së | Borxhi ndaj ASH-së | Borxhi total ndaj partnerëve |
2012 | 11.103,33 | 2.400,00 | 1.800,00 | 2.401,33 | 1.531,00 | 3.932,33 |
2013 | 75.808,32 | 14.600,00 | 14.100,00 | 15.723,33 | 8.642,5 | 24.365,83 |
2014 | 81.756,00 | 20.000,00 | 15.000,00 | 12.702,4 | 9.526,8 | 22.229,2 |
Totali | 168.667,65 | 37.000,00 | 30.900,00 | 30.827,06 | 19.700,3 | 50.527,35 |
Vlerat monetare janë në EUR
Sipas këtyre të dhënave, i bie që PD-ja kërcënon të ndërpresë koalicionin me ASH-në që të mos i kthejë borxhin prej gati 20.000,00 EUR dhe të mos i paguajë të ardhurat për vitin 2015, i cili duhet të jetë rreth 30.000,00 EUR. Gjithashtu, sipas burimeve tona, PD-ja e Fatmir Gjekës do të qetësojë Mehmet Bardhin duke i siguruar vendin e deputetit, si dhe duke i premtuar se të ardhurat e vitit 2015 të cilat duhej t’i shkonin ASH-së, këtë vit do t’i paguhen LD në MZ-së.
Të dhënat për pagesat e viteve 2012 dhe 2013 mund t’i shihni online në faqen eDRI-së, në lidhjet e mëposhtme: