Pastrimi i fundit të detit(video)
Prej tvteuta11:30, 9 Dhjetor 2014
Deponija nëndetare në zonën e Ulqinit është një pamje e cila nuk duhet të lehet anash , theksojn në klubin e zhytësve “Dolcinium” , anëtarët e së cilit kanë nisur pastrimin e fundit të detit në zonën e Limanit dhe të siujdhesës Suka. Kryetari i klubit të zhytësve Ibrahim Milla ka thënë për Tv Teuta se ky aktivitet do të vazhdoj edhe në lokacionet tjera duke apostrofuar se puna më e domosdoshme është ndihma e ndërmarrjes publike të të Mirave Detare, ministrisë respektive dhe komunës Ulqin. Milla ka thënë se pamjet janë katastrofike dhe se një fushate e gjerë dhe aksioni i të gjitha subjekteve mund të sjelle rezultate të dukshme.