Pasi ta lexoni këtë tekst, kurrë më nuk do të qitni akull në pije
Prej tvteuta13:00, 9 Korrik 2023
S’ka më bukur se ditët e ngrohta, aq më parë nëse keni kohë që të uleni në ndonjë kopsht të mrekullueshëm dhe të porosisni pijen e preferuar me mjaft akull dhe të kënaqeni duke u freskuar
Sado që të jetë e parezistueshme, pikërisht ato kube akulli të cilat freskojnë fshehin jo pak fakte të pakëndshme.
Pasi që të lexoni këtë tekst, do të mendoni dy herë se a i dëshironi vërtet në pijen tuaj.
Akull i ndotur shërbehet në çdo të tretin restorant, pub ose kafene, ka treguar studimi më i ri, ndërsa bakteret në të janë të rrezikshme për shëndetin.
Në kubet e akullit gjendet bakteri që vjen nga duart e ndotura, të lara keq pas përdorimit të tualetit.
Testimi i akullit, aparatit për akull dhe enës për akull ka treguar rezultate alarmante – rreth 30 për qind kanë pasur kushte të këqija higjienike.
Studimi është publikuar në një revistë, ndërsa duke krahasuar rezultatet nga viti 1990 rreth 50 për qind më shumë njerëz kanë përjetuar të përziera për shkak të akullit të ndotur në pije.
“Në akullin e keq janë gjetur bakteret koliforme, ndërsa tri llojet e gjetura kanë edhe baktere në përqindje të lartë, si E. coli”, kanë thënë nga Agjencia britanike për shëndet, duke shtuar që infeksionet ndodhin sepse nuk pastrohen aparatet, ndërsa personeli nuk kujdeset për higjienën.
Rregulla kryesore është që uji të jetë i pastër dhe i freskët, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për enët, aparatet për akull dhe personelin.
“Uji nuk duhet të qëndrojë në automat ose në ndonjë kovë para se të ngrihet”.