PANAIRI I MOBILJEVE NË BUDVË(25-29.03.2015)FOTO
Prej tvteuta17:55, 25 Mars 2015
Sot në Budvë është hapur panairi I 39-të I mobiljerisë I cili si çdo vit tregohet ndër më të suksesshmit dhe të gjitha vendet janë të plotësuara. Këtë manifestim e karakterizon llojllojshmëria e ofertave për rregullimin e shtëpive dhe objekteve, kurse për 25% është shtuar numri I prezentuesve për dallim nga viti I kaluar.
Ndërmarrjet janë nga nëntë vende dhe 40% e tyre janë për herë të pare në këtë panair.
Si çdo vit, konkurente në treg janë edhe ndërmarrjet nga Ulqini të cilat konkurojnë me asortiment të gjerë të prodhimeve të reja dhe me çmime të volitshme sidomos në ditët e zgjatjes së panairit.