Më pak rritje
Prej tvteuta11:36, 3 Mars 2015
Ekonomia e Shqipërisë, këtë vit nuk do të ketë rritje ekonomike më të madhe se 3 për qind për shkak të disa parametrave ekonomikë rajonalë. Kështu ka konsideruar Jens Reinke, shef i Zyrës së Fondi Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, sipas të cilit, parashikimet për zhvillim më të madh do të stopohen për shkak të reflektimit të ekonomisë rajonale.