Aktuale Më shumë

Opinion (Besart Hoxha): Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, kjo mund të ketë pasoja afatgjate…

Prej tvteuta10:14, 5 Mars 2022

Shumica e shteteve europiane kanë vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë për shkak të agresionit që po shpreh dhe po cenon paqen në nivelin global. Një ndër shtetet të afërta me Rusinë por që gjendet në Evropë dhe që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë është Serbia. Mirëpo ky vendim duket të jetë i gabueshëm sepse pasojat me të cilat do të përballet Serbia pas këti vendimi janë serioze.

 

Së pari problemi do tu shihte tek çështja e Ballkanit të hapur. Shqipëria si anëtare e NATO-s si dhe aleat i perëndimit ka vendosur sanksione ndaj Rusisë mirëpo Serbia nuk i ka vendosur. Lind pyetja: A do të mund të qarkullonin lirshëm mallrat, bizneset dhe kapitalet ruse nëpër anëtaret e Ballkanit të Hapur. Ndonëse ky vendim i Serbisë do të krijojë probleme në formimin e një Ballkani të Hapur si dhe në bashkëpunimin e saj me shtetet fqinje dhe europiane.

Serbia mund t’i krijojë vehtes probleme ekonomike të rënda në skenën ndërkombëtare. Me mos përkrahjen e sanskioneve europiane Serbia automatikisht penalizon veten në proceset integruese evropiane. Ne e dime se Bashkimi Evropian është një “Sui Generis” si organizatë dhe është e vështirë të definohet mirëpo nuk mund të mohohet së është ndër organizatat më të fuqishme ekonomike në botë. Në vitin 2020 partneri tregtarë më i madh i Serbisë ishte Bashkimi Evropian me një sasi prej 61% e tregtisë serbe. Ndër vite kjo përqindje pothuajse nuk ka ndryshuar. Serbia në asnjë mënyre nuk mund të humbasë Bashkimin Evropian si partnerë sepse do të ishte me pasoja marramendëse në qoftë se Bashkimi Evropian do vendosi saksione ndaj serbisë. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Serbia votoi pro rezolutës që thëraste Rusinë të ndalojë agresionin e saj mbi Ukrainën si dhe shprehi keqardhje dhe nuk e përkrahte agresionin rus. Këtu shihet qartë se Serbia po përpiqet të “hajë me dy luge” dhe të mbajë një balance me të dyja palët. Mirëpo kjo do të ishte vendim i gabuar sepse partner strategjik ekonomik më i fuqishëm është Bashkimi Evropian.

 

Perveç interesit ekonomik është dëmtuar edhe reputacioni ndërkombëtar i Serbisë. Bota po përballet me një ndarje në dy blloqe si në “Luftën e Ftohtë” mirëpo dihet se cili bllok po përfaqëson të drejtat e njeriut si dhe ligjin ndërkombëtar dhe paqen botërore. Pra vendimet që do marrin shtetet gjatë kësaj periudhe nuk do jenë thjesht përfaqësime të interesave shtetërore por edhe deklarata se cilat vlera ato përfaqësojnë dhe ato që nuk denojnë agresionin rus shprehen qartë se nuk kanë interes në përfaqësimin e të drejtave të njeriut dhe nuk i vlerësojnë ato.

 

*Autori është studiues i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio