Omicron “gjunjëzon” botën, çon në kolaps spitalet
Prej tvteuta20:18, 10 Janar 2022
Sistemet shëndetësore të shumë vendeve evropiane janë nën presion të ri, për shkak të variantit Omicron të koronavirusit që u përhap me shpejtësi gjatë festave të fundvitit.
Në Spanjë, Britani, Itali dhe jo vetëm, punonjësit e shëndetësisë gjenden në një situatë shumë të vështirë.
Të premten, 7 janar, autoritetet britanike njoftuan vendosjen e trupave ushtarakë për të mbështetur spitalet që përballen me mungesë stafi dhe presion të lartë për shkak të numrit rekord të rasteve me Covid-19 në vend.
“Omicron do të thotë më shumë pacientë dhe më pak staf,” tha një mjek në Angli, raporton oranews.
Në SHBA, spitalet po shtyjnë operacionet jo urgjente për të liruar shtretërit dhe stafin. Në Spanjë, sistemi shëndetësor është nën presion aq të madh sa në provincën verilindore të Aragonit, autoritetet kanë lejuar mjekët dhe infermierët në pension të kthehen në punë.