OBSH: Omicron tani po përhapet në Ballkan
Prej tvteuta22:37, 12 Janar 2022
Pesëdhjetë vende kanë raportuar deri më tani raste të Omicron me variantin “që po bëhet shpejt virusi dominues në Evropën Perëndimore”.
Madje, ky variant, sipas zyrtarëve të OBSH-së, tani po përhapet në Ballkan.
Kjo, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është thënë nga Dr. Hans Kluge para gazetarëve gjatë një konference për shtyp ku vuri në pah se Omicron “përfaqëson një valë të re baticore nga perëndimi në lindje” që përfshin 53 vendet që monitoron OBSH Europe.
“Deri më 10 janar, 26 vende raportojnë se mbi një për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID-19 çdo javë”, citohet të ketë thënë Kluge.
Ndryshe, të dhënat e deritanishme kanë treguar se Omicron është shumë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit ose varianti Delta.
Fjalimi i Kluge vjen vetëm pak ditë pasi shefi i OBSH-së, Dr. Tedros Ghebreyesus Adhanom, paralajmëroi kundër përshkrimit të Omicron si “të butë”, duke theksuar se “ashtu si variantet e mëparshme, Omicron po shtron njerëzit në spital dhe po vret njerëz”. /Telegrafi/