Rajoni/Bota Më shumë

‘Nuk kemi pse të përmbahemi’ – Serbia sfidon thirrjen e SHBA për uljen e tensioneve

Prej tvteuta13:37, 18 Shtator 2024

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përmbahen nga përpjekjet për të sunduar Serbinë dhe veçanërisht nga përkrahja e ‘dhunës’ së kryeministrit të vetëshpallur të Kosovës, Albin Kurti, kundër serbëve në Kosovë”, ka qenë kjo deklarata e zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin në lidhje me zhvillimet dhe tensionet në veri.

Në lidhje me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bëri thirrje ndaj Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara, Vulin tha se Serbia nuk ka se për çfarë të përmbahet.

“E vetmja rrugë për përparim në Kosovë është zbatimi i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit dhe formimi i bashkimit të komunave serbe, i cili është pritur për 11 vjet”, deklaroi Vulin.

Teksa risolli në vëmnedje luftën, zëvendëskryeministri serb tha se nëse SHBA do të përmbahej për bomabrdimin e Serbisë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sot s’do kishte as Kosovë, as dëbim të serbëve, as destabilitet në rajon.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio