Nuk jemi faktor për mosmarrëveshje
Prej tvteuta15:38, 26 Maj 2015
Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka deklaroi për Televizionin Teuta se nuk ka informata konkrete në lidhje me fraksionet brenda koalicionit qeverisës, ”për luhatje kam dëgjuar si çdo qytetarë i thjeshtë,por asgjë konkrete nuk di”, shprehet Gjeka.
“Formimi i koalicionit është bërë me vështirësi të mëdha,qoftë zgjedhja e kryetarit të komunës, parlamentit, emërimi i drejtorëve dhe sekretarëve është bërë me marrëveshje me koalicion. Ekzistojnë deklarata të ndryshme rreth funksionimit të koalicionit, mund të ndodh që një partner i koalicionit të zgjohet në mëngjes dhe të thotë nuk jam më pjesë e këtij koalicion, por dua të shtoj se neve nuk i kemi kontribuar, nuk jemi shkaktarë për ndonjë mosmarrëveshje të madhe, që mund të çojë teri tek shpartallimi i koalicionit qeverisës” deklaroi Gjeka
“Kemi hyrë në vitin e fundit të zgjedhjeve Parlamentare kurë duhet të ofrojmë radhët tona, unë jam i gatshëm për çdo lloj bisede që do të rezultoi të dalim si pakicë e unifikuar e jo të ndarë në disa kolona”-shton kryetari i PD Fatmir Gjeka .