“Nuk do të lejoj politizimin e Ushtrisë së Malit të Zi”
Prej tvteuta13:54, 24 Shtator 2024
Shkarkimi i shefit të shtabit të përgjithshëm Zoran Llazareviq mund të ndodhë vetëm me pëlqimin e presidentit, tha presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe shtoi se ka një përpjekje për politizimin e ushtrisë. Ai ka theksuar se nuk do ta lejojë këtë.
Ai tha se ministri i Mbrojtjes Dragan Krapoviq nuk është president i vendit.
“Kjo është edhe një përpjekje për të politizuar Ushtrinë e Malit të Zi”, tha Millatoviq.
Ai theksoi se për gjysmë viti nuk ka mundur të mbledhë Këshillin Ushtrisë së Malit të Zi për shkak të anëtarëve të papërgjegjshëm.
“Edhe sikur t’i zëvendësojmë ekzistuesit, a ka konsensus për atë të radhës? Nuk ka”, theksoi Millatoviq.
Ai theksoi se aktualisht është aty për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet.