Njësia e Ndihmës Mjekësore Emergjente Ulqin nga sot ka diagnostifikim të plotë laboratorik
Prej tvteuta17:39, 22 Qershor 2024
Nga sot, Njësia e Ndihmës Mjekësore Emergjente të Ulqinit ka diagnostifikim të plotë laboratorik – KKS, Troponin dhe CRP.
“Diagnostifikimi laboratorik do të mundësojë ofrimin më të mirë shëndetësor për qytetarët e Ulqinit dhe turistët.
Futja e analizës Troponin është e rëndësishme për diagnostikimin e shpejtë të pacientëve me ACS (Sindromë Koronare Akut) dhe rezultatet janë gati për 12 minuta. KKS analiza është gati brenda 5 minutave, CRP (shënuesi i procesit inflamator) është gati për 5 minuta”, tha drejtori i Institutit për HMP të Malit të Zi, prim. MSc SCI. Dr med. Vuk Nikoviq.