Nimanbegu:200 mije euro per Kala,100 mije per “Kohen javore”(video)
Prej tvteuta18:42, 5 Janar 2015
Me daten 27.12.2014 pas shume oreve te punes, rreth ores 23.00 Kuvendi i Malit te Zi votoi Buxhetin per vitin 2015. Ne kuader te buxhetit shteteror eshte votuar edhe Amandamenti i deputetit te Forces Genci Nimanbegut me te cilin parashihet qe te ndahen mjetet prej 200.000 eurosh per rekonstruktimin dhe kalldramimin ne Kala. Nenshkrues te amandamenteve ishin edhe deputetet Nik Gjeloshaj dhe Andrija Popoviq. Poashtu me amandamente te pakicave eshte propozuar qe te rritet buxheti vjetor i Keshillave Kombetare per 150.000 euro, por ky amandament nuk eshte perkrahur.
Moment i ri ne Kuvendin e Malit te Zi ishte edhe Perfundimi i Kuvendit te Malit te Zi per financimin e gazetes “Koha Javore” te cilin e ka arsyetuar deputeti Nimanbegu si kryetar i grupit punues, ku per vitin 2015 per Kohen Javore nga buxheti shteterore do te ndahen 100.000 euro nga mjetet e parapara per kuvend. Deputetet per kete pike nuk votuan pasiqe eshte vendosur ne buxhet si Perfundim konsenzual i Kuvendit.
Ne kete seance poashtu eshte votuar edhe Propozim Vendimi mbi publikimin dhe finansimin e gazetes javore ne gjuhen shqipe „Koha Javore“ sipas te ciles me gjate kjo gazete do te publikohet ne kuader te Keshillit Kombetare te Shqiptareve ne Mal te Zi.