Nikolla Drecun, i dyshuar për sulmin në Cetinë, aktualisht ndodhet në arrati
Prej tvteuta14:08, 4 Korrik 2024
Është identifikuar i dyshuari për aktivizimin e një mjeti shpërthyes më 20 qershor në Cetinë, ku dy persona kanë vdekur dhe tre janë lënduar. Siç tha prokurorja e lartë e shtetit Danka Ivanoviq Gjeriq, i dyshuari është në arrati, prandaj nuk është e mundur të bëhet e ditur identiteti i tij. Ushtruesi i detyrës ndihmësdrejtori i Sektorit për luftë kundër krimit, Llazar Shqepanoviq, foli për N.D. (1993), i cili dyshohet se është anëtar i një grupi të krimit të organizuar. Bëhet fjalë për Nikolla Drecun nga Cetina.
“Gjatë ditëve paraprake kemi punuar intensivisht dhe shumë me përfaqësues të Drejtorisë së Policisë dhe ekspertët e mjekësisë ligjore…Kemi marrë rezultate që padiskutim tregojnë për pjesëmarrjen e një personi në kryerjen e kësaj vepre penale, ndaj të cilit do të bëhet kallëzim penal. Ai person aktualisht është në arrati, por ne po punojmë intensivisht për të siguruar praninë e atij personi dhe për të përcaktuar nëse një person tjetër ka marrë pjesë në ekzekutimin e kësaj vepre penale”, tha prokurorja e lartë e shtetit Danka Ivanoviq Gjeriq.
Ajo tha se kjo është një kujtesë e madhe që institucionet duhet të punojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë.
“Shpresoj se do ta kuptoni se ne nuk mund të zbulojmë identitetin e këtij personi për hir të mbrojtjes së interesave të procedurës, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se ky person është në arrati”, tha ajo
Ushtruesi i Detyrës Drejtor i Drejtorisë së Policisë, Aleksandar Radoviq, theksoi se Mali i Zi ka policë që mund të zbardhin krimet më të rënda.
“Sot kemi kënaqësinë të shpallim rezultatet dhe progresin në raste konkrete… Përqindja e veprave penale që po zbardhen është e ulët, këta njerëz këtu janë ata që kanë bërë pjesën më të madhe të punës dhe dua t’u tregoj respekt për gjithçka kanë bërë”, tha Radoviq
Ushtruesi i Detyrës Ndihmës drejtori i Sektorit për Luftimin e Krimit, Llazar Shqepanoviq, në konferencën për media tha se po e prezantojnë para opinionit krimin e vrasjes në Cetinë dhe kanë identifikuar autorin e menjëhershëm të krimit.
Ai bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Cetinë është N.D. (1993) nga ai qytet, anëtar i grupit të organizuar kriminal dhe i cili në vitin 2017 ka kryer një vrasje të rëndë në tentativë për të krijuar organizatë kriminale të organizuar në dëm të tani të ndjerit Dragan Roganoviq.
“Atij personit i është hequr liria në vitin 2020 dhe ka qenë në paraburgim, më 11 nëntor personi është liruar nga paraburgimi për shkak të mosdhënies së aktgjykimit të shkallës së parë, ka qenë në liri, dhe shtatë ditë pas qëndrimit të tij, ka pasur hakmarrje në drejtim të grupit të organizuar kriminal dhe pikërisht në drejtim të atij personi dhe një anëtari tjetër të grupit të organizuar kriminal I.M. gjuajti një raketë nga një raketë-hedhës me dorë. Kjo është pikërisht pasojë e aktiviteteve të grupeve të organizuara kriminale që janë shfaqur dhe janë bërë më të ndërlikuara në dhjetë vitet e fundit”, tha ai.
Ai tha se për vrasjen në Cetinë do ta informojë publikun në faza.
“Në Mal të Zi në këtë mënyrë me aktivizimin e një mjeti shpërthyes janë regjistruar 10 vrasje nga viti 2015 deri më sot. Kjo është vepra e parë penale e zbardhur vetëm në bazë të masave dhe veprimeve taktike kriminalistike”, tha ai.