Në Mal të Zi mbi 30,000 fëmijë nuk kanë marrë vaksinën MMR
Prej tvteuta12:31, 12 Mars 2022
Në Mal të Zi, më shumë se 30,000 fëmijë nën moshën 18 vjeç nuk kanë marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës MMR. Mjekët paralajmërojnë se ky është një rrezik potencialisht i lartë, veçanërisht për fëmijët e vegjël deri në moshën dy vjeç, sepse mund të kenë komplikime të rënda shëndetësore.
Gjithnjë e më shumë prindër po e shtyjnë vetë vaksinën MMR, duke pritur që fëmija i tyre të flasë apo të ecë, është përvoja e pediatres Vjera Jankoviq. Dhe kështu ata rrezikojnë që fëmija i tyre të marrë sëmundje potencialisht të rrezikshme.
“Fruthi mund të jetë i rrezikshëm për një fëmijë të vogël ku në thelb kanë ndodhur shumë shpesh komplikacione dhe madje edhe shpërthime fatale. Rubeola është e rrezikshme për gratë shtatzëna në tre muajt e parë të shtatzënisë. Për shytat, steriliteti mund të ndodhë tek fëmijët meshkuj. Nuke kemi të qartë se si doli gjithçka jashtë kontrollit që tani prindi më shumë dëgjon internet se sa do të vijë të marrë informacion nga pediatri”, tha pediatria Vjera Jankoviq.
“Mbi 30,000 fëmijë që nuk kanë pasur mundësi të mbrohen, përfaqësojnë një rrezik potencial epidemiologjik me përmasa të mëdha, kryesisht për shkak se virusi i fruthit është më ngjitësi dhe lëviz si zjarri i egër”, tha Senad Begiq nga UNICEF.
Fëmijët shkojnë në kopsht, e keni parë se sa lehtë transmetohet korona dhe gripi, kështu që këto tri sëmundje do të transmetohen lehtësisht”, ka shtuar Jankoviq.
Vaksina MMR rekomandohet për fëmijët pas ditëlindjes së tyre të parë, gjë që po bëhet gjithnjë e më pak e zakonshme.
Nëse thuhet se vaksina duhet të merret në fillim të vitit të dytë, nuk ka pse të vonohet, zakonisht fëmija sëmuret nga mosha 1-3 vjeçare”, tha Jankoviq.