Në Mal të Zi deri tani janë dhënë mbi 265 mijë doza vaksinash kundër koronavirusit
Prej tvteuta09:25, 18 Qershor 2021
Në Qendrën Klinike të Malit të Zi jetën e kanë në rrezik 6 pacientë pozitiv me koronavirus. Siç bëhet me dije, në këtë Institucion janë të hospitalizuar 21 pacientë me infeksionin Covid- 19. Në Mal të Zi deri tani janë dhënë mbi 265 mijë doza vaksinash kundër koronavirusit, është publikuar sot në sajtin covidodgovor.me. Dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit e kanë marrë mbi 145 mijë, ose 23.5 përqind të qytetarëve, kurse dozën e dytë mbi 118 mijë ose 19.4 përqind nga numri i përgjithshëm i popullsisë.