Aktuale Më shumë

Në hapsirat e Qendrës për Kulturë u mbajt programi muzikor “Vivum”, fjalë kjo Latine që do të thotë “gjallëri”.

Prej tvteuta19:40, 14 Mars 2023

“Muzika lidh” – eshte ky sllogani i këtij koncerti i cili jo vetëm që lidhi 14 shkolla nga shumë vende të Malit të Zi, por lidh shpirtrisht të gjithë dashamirët e muzikës.

Në koncert, nxënësit e 14 Shkollave të muzikës performuan me instrumente të ndryshme: violinë, piano, flaut, gitarë dhe këndim solo.
Ku u interpretuan vepra nga: Çiçkov , Vijenjavski, Köhler, Mendelssonh, Bergeron dhe kompozitorë të tjerë.

Kësaj radhe “Vivum” u organizua pikërisht në qytetin e Ulqinit.

“VIVUM” paraqet një iniciativë dhe veprimtari të mësuesve e krijuar në kuadër të programit të Institutit të Arsimit dhe UNICEF në Mal të Zi: “Vlerat dhe virtytet e mia” – që paraqet zhvillimin social dhe emocional të aftësive te nxënësve, i cila u realizua në bashkëpunim me shkollat ​​e mesme të muzikës në Mal të Zi.

Përveç luajtjes dhe takimit me studentë në një atmosferë të bukur, koncerti  “VIVUM” është një mundësi e bukur për interpretuesit e rinj që të shijojnë muzikën dhe koncertet e përbashkëta në një atmosferë ndryshe.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të Martën në orën 20:30.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio