Në Anë të Malit ,u mbajt manifestimi “Diaspora në vendlindje”
Prej tvteuta18:55, 5 Gusht 2022
Në kompleksin Lamiga në Anë të Malit, u mbajt manifestimi “Diaspora në vendlindje” . Ky manifestim u zhvillua në një atmosfer shumë festive , ku bashkatdhetarët tanë nga diaspora u bashkuan dhe festuan me familjarët, manifestimi u mundesua nën organizimin e agjensisë së spektakleve “Albis Party” nga New Yorku, me kryetar Naser Niken
Në këtë mbrëmje mërgimtarët e shumtë të ardhur nga vende të ndryshme por edhe vendasit, patën mundësi të kalojnë një natë të bukur nën performancat artistike të këngëtarëve nga vendlindja dhe Shqiperia .
Sponsor të kësaj mbrëmje ishin Komuna e Ulqinit ,Organizata Turistike, KKSH në Mal të Zi, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Shoqata e Ulqinit në New York.
Spektaklin e ka udhëheq moderatorja Dafina Teliqi.