Në 24 orë 22 aksidente trafiku
Prej tvteuta11:28, 4 Gusht 2024
Në Mal të Zi, në 24 orët e fundit janë shënuar 22 aksidente trafiku, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar rëndë, ndërsa gjashtë të lënduar lehtë.
Qendra Operative dhe Komunikuese e Drejtorisë Policore tha se në Podgoricë ka pasur gjashtë aksidente trafiku, pesë në Budvë, katër në Nikshiq, nga dy në Cetinë dhe Tivar.
Nga një aksident trafiku është regjistruar në Tivat, Andrijevicë dhe Shavnik.
Janë lëshuar 423 urdhëra për pagesë të gjobave dhe janë paraqitur 46 kallëzime për kundërvajtje.
Policia sekuestroi tre palë targa.