Opinion Më shumë

N.Draga: Zgjedhjet në Shqipëri pa pjesmarrjen e diasporës

Prej tvteuta18:31, 13 Maj 2021

Diskursi politik

 

ZGJEDHJET  NË SHQIPËRI PA PJESËMARRJËN E DIASPORËS
 

Sipas të dhënave nga KQZ numri i shqiptarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit  2021 ishte 3,588,869 vetë, ndërsa numri i atyre që morën pjesë në votime ishte 1,662,386,apo 46.3% ku nga to vota të vlefshme ishin 1.578.296(95%) ndërsa të  pavlefshme 83.024(5%)! Sipas rezultatëve të publikuara me e votuara është PS me 48.68 %(74 deputet) , PD 39.43 %(59), LSI 6.81 %(4) dhe PSD 2.25%(3 deputet).Në saje të tyre rezultatëve PS ka komoditetin që të formojë e vetme qeverinë në mandatin e tretë, që është rasti i vetëm deri më tash në pluralizëm.

Nail  Draga

Ndër çështjet kontestuese në votimet  në Shqipëri paraqet pamundësia e pjesëmarrjës së popullsisë së emigruar, e cila njihet me termin e diasporës, qe është shumë e lartë, ku sipas disa të dhënave  janë rreth 1.7 milion në vende të ndryshme të botës. Duke pasur qendrim indiferent nga qeveria ndaj kësaj kategorie të qytetarëve edhe  në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën me  25 prill  vazhdon i njëjti refuzim si deri më tash, sepse ka munguar vullneti politik për miratimin e ligjit në parlament për votimin e diasporës. Dhe në  mungesë të një  ligji të tillë ata mbeten jashtë procesit zgjedhor, duke iu mohuar e drejta legjitime për të votuar për subjektët politike që do të formojnë qeverinë e re në Shqipëri. Ndërsa çështje tjetër është refuzimi i votimit i qytetarëve  që janë në vend që mund të shpjegohet nga zhgënjimi me qeverisjen, paknaqësia nga partitë politike pjesëmarrëse  në zgjedhje, si pasojë e  përbërjës së listës së tyre zgjedhore dhe  çështje të tjera.

Votoi vetëm popullsia rezidente

Nëse marrim të dhënat e INSTAT mbi popullsinë rezidente, atëhere mund të themi se në Shqipëri aktualisht jetojnë rreth 2.85 milionë njerëz, nga të cilët, rreth 528 mijë janë nën 18 vjeç dhe nuk kanë të drejtë vote. Ajo që mbetet janë afërsisht 2.32 milionë banorë madhorë  me të drejtë vote. Nëse llogarisim pjesëmarrjen si përqindje e totalit të qytetarëve me të drejtë vote, pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit ishte 1,662,386,apo 46.3% dhe kjo është shifra zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por nëse llogarisim pjesëmarrjen si përqindje e popullsisë rezidente në moshë madhore, atëhere mund të themi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 72%, nuk ka dilemë se kjo përqindje  është e lartë, nëse krahasohet me vendet e tjera evropiane.

 

LSI-ndikoi në  humbjen e  opozitës

Në sajë të rezultatëve sipas partive politike më së shumti e votuar ishte PS, me 768.250 vota(48.68%), PD me 622.265(39.43%), LSI me 107.536(6.81%) dhe PSD me 35.477(2.25%), ndërsa të gjitha partitë tjera kanë fituar 44.768 vota(2.82%), të cilat nuk kanë fituar mandat të deputetëve.

Ndonëse para zgjedhjeve analistë të ndryshëm por edhe të disa eksit polleve të publikuara në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit vlerësohej se do të jetë një garë interesante në mes dy partive kryesore(PS,PD)  me një rezultat të ngushtë, ndërsa për LSI-në llogaritej se ajo mund të jetë vendimtare në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

Por, rezultatët e zgjedhjeve e sidomos LSI demantoj parashikimet sepse ajo pësoi humbje të thellë, sepse nga 19 deputet që kishte në vitin 2017, pësoi rënie në 4 deputet, duke ndikuar që opozita të pësoi humbjen e radhës, ndërsa PS të vazhdoi në mandatin e tretë qeverisës. Në këto zgjedhje PD pati rritje të dukshme të votuesve ku nga 46 deputetë në vitin 2017 arriti të fitojë  59 mandate, ndërsa PS mbajti numrin e 74 deputetëve si katër vite më parë. Ndërsa PSD, nga 1 deputet arriti të fitojë 3 deputet, duke qenë befasia e zgjedhjeve! Nga këto rezultate PS, sikurse katër vite më parë ka komoditet të formojë e vetme qeverinë.

Ndër shkaqet e humbjes së opozitës llogaritet largimi më herët i deputetëve nga parlamenti, mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale në vitin 2019, keqpërdorimi i resurseve shtetetërore nga ana e pushtetit(PS) për fushatë zgjedhore  si dhe pamundësia e pjesëmarrjës së diasporës në zgjedhje, e cila do të ndikonte në rezultatin përfundimtar. Po ashtu mos pjesëmarrja e LSI-së në një list zgjedhore me PD-në ka ndikuar në humbjen e disa deputetëve në disa qarqe, që do të kishte ndikuar qe diferenca me PS të ishte shumë me e vogël.

Votat e pavlefshme si „partia e katërt“ në vend

Në sajë të te dhënave nga KQZ, vota të vlefshme kanë qenë 1.641.320(95%) ndërsa të pavlefshme kanë qenë 83024 vota apo 5% duke qenë numër rekord deri më tash në zgjedhjet në Shqipëri. Një dukuri e tillë nuk është e panjohur sepse edhe më herët ka pasur  vota të pavlefshme ku po cekim dy zgjedhjet e fundit, në vitin 2013  ishin  24.279 vota (1.39%), ndërsa në vitin 2017, 31.898 vota(1.98%), por numri i votave të tilla me 25 prill 2021 ka tejkaluar çdo parashikim, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë.

Sipas këtyre të dhënave del qartë se votat e pavlefshme dalin si “partia e katërt“ në vend, me peshë të veçantë që kanë pasur mundësi të prodhojnë numër të konsideruar deputetësh, madje duke përcaktuar edhe fituesin e zgjedhjeve.

 

Partitë e vogla pa mbeshtetje elektorale

Në këto zgjedhje për të parën herë morën pjesë edhe disa parti të vogla, të cilat shumica  ishin pothuaj të dalura nga Partia Demokratike, në sajë të paknaqësisë dhe animozitetit brenda këtij subjekti politik. Nga rezultati i zgjedhjeve u dëshmu se ata morën numër të vogël votash, duke mos fituar asnjë mandat deputeti. Nëse i mbledhim votat së bashku  ata kanë marrë  44.768 vota, pa ndonjë peshë të veçantë në nivel vendi. Nga votimet e 25 prillit del qartë se  me një sistem të tillë zgjedhor  partitë e vogla nuk kanë përspektivë, duke mbetur një eksperiment i dështuar  pa ndonjë peshë politike. Përfundimisht   skena politike  në Shqipëri është e përcaktuar nga dy subjekte të mëdha PS dhe PD, ndërsa LSI  mbetet çështje e hapur në ardhmën.

 

Për një kod zgjedhor në favor të qytetarëve

 

Duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është  një njësi zgjedhore por e ndarë në 12 qarqe, votat e qytetarëve kanë vlerë vetëm në qarkun përkatës, pa pasur mundësi tjetër në mbeshtetje të subjektin politik. Nëse llogarisim votat në përgjithësi del qartë se ndarja e tillë penalizon partitë politike, ku në rastin konkret kemi të bëjmë me LSI-inë. Kështu nëse llogarisim se LSI ka fituar gjithsej 107.000 vota ajo ka fituar 4 mandate të deputetëve, nga del se 1 deputet =26.000 vota, ndërsa PSD gjithsej ka fituar  35.000 vota ku 1 deputet = 11.600 vota. Nga një llogaritje e tillë del qartë pabarazia elektorale, sepse me 107.000 vota me sistemin proporcional kombëtar LSI do të kishte jo 4 deputetë sa ka tash por më shumë! Dhe nga një llogaritje e tillë, ndryshimi ne mes pozitës dhe opozitës do të ishte shumë i ngushtë, e jo sikurse është tani.

Andaj ndryshimi i kodit zgjedhor nga ai rajonal në një njësi zgjedhore, duhet të jetë obligim parësor  i partive politike në përbërjen e re parlamentare, duke dëshmuar seriozitet për te respektuar vullnetin e qytetarëve përmes votës në zgjedhjet kombëtare. Në këtë aspekt ka modele të ndryshme, por si më  i përshtatshmi mund të shërbejë ai i Kosovës, me një prag zgjedhor me 2 apo 3%, me lista të hapura që do të jetë në favor të qytetarëve dhe  te demokracisë parlamentare.

 

Harta demanton ndarjën  verijug

Në fund cekim edhe një çështje e cila ka të bëjë me paraqitjen hartografike në nivel vendi të shpërndarjës së votave nga elektorati votues në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Pikërisht, pa përfunduar numrimi i defintiv i votave në 12 qarqet e vendit  individë të ndryshëm filluan të publikojnë  harta me  shpërndarjën territoriale të subjektëve politike në nivel republike, duke e përcaktuar PD në veri e PS në jug të vendit.

Ishte ky një veprim  injorantë  nga  individet malicioz  duke  deklaruar se në Shqipëri kemi  ndarje  ne bazë regjionale të vendit në veri-jug. Ishin këto deklarata të shpejtuara pa  analizuar numrin e votave në tërësi sipas subjektëve politike në tërë vendin. Por, publikimi i të dhënave demantoj një deklarim të tillë, sepse subjektët politike pjesëmarrëse janë votuar në tërë vendin sipas preferencave të tyre politike e jo nga qasja regjionale. Kështu  në veri PD e kanë votuar  134211 votues, ndërsa në jug 453521 votues  nga del  PD ma së shumti vota ka marrë në jug(77.56%) se në veri(22.43%),  ku harta e publikuar e dëshmon më së miri  një konstatim të tillë.

(Maj 2021)

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio