Opinion Më shumë

A  MUND TË  BASHKOHEN POLITIKISHT SHQIPTARËT?

Prej tvteuta00:11, 14 Mars 2015

Faktori politik shqiptar në Malin e Zi trumbetimet  e opozitës në nivlein shtetëror rreth tentimeve për themelimit të qeverive alternative, nën hije apo kalimtare, sikur  s ka asnjë shqetësim.I vetmi është ngërçi i rrokadës së deputetëve.

Ofertat nga opozita i kanë refuzuar,nuk shkëputen nga klasa politike malazeze, ndonëse, sa për formë,ankohen se nuk janë të kënaqura me realizimin e pozitës që kanë brenda korpusit qeveritar.

Në skenën politike malazeze vërehen iniciativa për të ribërë subjektet dikur forca të konsiderueshme politike.

Në këtë ndërlidhje po përmendim Partinë Popullore, e cila në fillim të pluripartizmit ka pasur identitetin edhe kapacitetin e vet, ndonëse nuk arriti të ketë jetë të gjatë,sidomos parlamentare.

Po,partitë ekzistuese shqiptare mun d të bashkohen edhe të ndërtojnë dy subjekte politike që të jenë faktor edhe përfaqësues të denjë të shqiptarëve në Malin e Zi?

Njohësit e rrethanave politike të shqiptarëve në këtë shtet një bashkim të kësaj natyre e shohin real,të domosdoshëm edhe nevojë të kohës,por kushti i parë që përmendet është se, më parë duhet larguar nga skena politike politikanët shqiptarë nga partitë nacionale, si dhe ato malazeze, meqë,siç vlerësohet i kanë dëmtuar votuesit shqiptarë në Malin e Zi në aspektin politik, material,ekonomik,material dhe civilizues.

Së pari,një popullsi autoktone pakicë ka shumë parti politike, të cilat luftojnë n jera tjetrën  edhe çështjen shqiptare e kanë zënë peng,duke mos qenë të gatshëm të bëjnë asgjë për avansimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi, përveç interesave personale dhe familjare.

Së dyti,kuadrot aktuale politike shqiptare i kanë shterrë idetë edhe programet e tyre partiake, edhe sikur ofertat parazgjedhore kanë qenë imagjinare edhe amatore, me një qëllim të vetëm, interesi personal.

.Së treti,shumë shpejt arrin maji edhe qershori edhe nga univeristetet vendore dhe të rajonit,arijnë të diplomuar të ri edhe nëse nuk janë pranë piramidave të partive politike në pushtet,do të përulen deri në tokë për ndonjë punë, qoftë edhe punëtorë krahu.

Së katërti,me vite të tëra Ulqinin e vizitojnë delegacione vendore dhe ndërkombëtare.As unë, as kolegët tjerë gazetarë nuk kanë regjistruar e publikuar se zyrtarët tanë të kenë kërkuar, së paku punë stinore në vendet e Shentgenit,por edhe investimet e premtuara i ka marrë era.

Nga Ibrahim Berjashi

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio