Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim: Varianti delta po kërcënon botën
Prej tvteuta18:39, 30 Qershor 2021
Duke marrë parasysh që situata epidemiologjike në Mal të Zi aktualisht është e favorshme dhe se masat në luftën kundër epidemisë janë liberalizuar, ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq kërkoi mbështetje dhe ndihmë maksimale nga afaristët e vendit.
Ajo bëri thirrje që punonjësit në industrinë e hotelierisë dhe turizmit të vaksinohen.
“Duke pasur parasysh që soji delta i koronavirusit është shfaqur në 92 vende të botës, është e pashmangshme që së shpejti do të bëhet një problem i të gjithë botës, kështu që natyrisht ne presim një paraqitje të mundshme në Mal të Zi. Prandaj bëj thirrje që të vaksinohen dhe në këtë mënyrë të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të të dashurve të tyre. Nga ana tjetër, evitojnë edhe mundësinë që në rast infektimi të përfundojnë në gjendje të rënda klinike për shkak të sëmundjes dhe shmangin mundësinë e vdekjes, “paralajmëroi ministrja Boroviniq Bojoviq.