“Merimanga” në aksion nga dita e martë
Prej tvteuta11:23, 26 Maj 2021
Prej ditës së martë në rrugët e Ulqinit është e pranishëm automjeti i specializuar i njohur si “merimanga”.
Kapllan Muça zëvendësi i kryeshefit të Policisë Komunale deklaroi për Televizionin Teuta se ky mjet do të intervenojë në bazë të ligjit të komunikacionit i cili është në fuqi, pra do të largojë nga hapësirat publike, parkingjet dhe trotuaret automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.
“Çdo qytetar i cili parkohet në kundërshtim me sinjalizim të lejuar në komunikacion do të gjobitet nga Policia Komunale dhe punonjësit e “Parking Servisit” ,u shpreh Muça.
Besohet se në këtë mënyrë do të përmirësohet situata në komunikacion në territorin e Komunës së Ulqinit.
Merimanga do të veprojë sipas udhëzimeve të Policisë Komunale që punon dhe vepron ne terren.
H.Nelaj