Media for All: “Gratë në mediat e Ballkanit Perëndimor- Takimi tematik me komunitetin mediatik në Mal të Zi”
Prej tvteuta11:14, 3 Nëntor 2021
Në kuadër të projektit Media for All të cilin e realizon Ambasada e Britanisë në bashkëpunim me Rrjeti Ballkanik i Kërkimeve (BIRN), Fondacioni Thomson dhe INTRAC (Qendra Ndërkombëtare për Trajnimin dhe Kërkimin e Organizatave Joqeveritare) dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sot në Podgoricë mbahet seminari me temë “Gratë në mediat e Ballkanit Perëndimor- Takimi tematik me komunitetin mediatik në Mal të Zi”. Qëllimi I këtij takimi do të jetë prezantimi dhe diskutimi mbi pozitën, përfaqësimin dhe përvojat e grave dhe minoriteteve në media dhe në shoqëri në prizmin e programit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Pjesë e panelit do të jetë dhe ambasadoria e Britanisë në Mal të Zi, Karen Maddocks, si dhe përfaqësuesit e organizatave të cilat kanë mbështetur këtë projekt madhor.