Aktuale Më shumë

Masat e reja epidemiologjike – lokalet do të punojnë më gjatë, lejohet puna e lojërave për fëmijë

Prej tvteuta12:24, 19 Janar 2022

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që në dy javët e ardhshme gjegjësisht nga data 20.1.2022 e deri me date 03.02.2022 të lejohet përdorimi i dhomavë të lojërave për fëmijë me kusht që personat të kenë certifikatën kovid dhe të sigurohet 10 metër në katror për person. Po ashtu do të lejohet puna e lokaleve deri në orën 12 të mesnatës me kusht që të mos ketë organizime muzikore, që do të thotë mos të ketë këngëtar, grupe muzikore apo DJ. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik dr Igor Galiq thekson se arsyeja e zbutjes së masave epidemiologjike është ulja e numrit të infektuarve për 40 perqind gjatë javës së fundit. Rëndësi të veçantë do të ketë sjellja e moshave të reja.

“Ky është momenti kur të rinjve duhet ti sqarojmë se ato e transmetojnë virusin tek njerëzit e moshuar. Deri në javën e tanishme kemi shenuar numrin e të infektuarve më së shumti tek moshat nga 19 vjeç e deri në 40 vjeç. Javën e fundit siç e kemi pritur më së shumti të infektuar kemi nga mosha 40 deri në 65 vjeç, kurse rritja më e madhe është në kategorinë 65+. Mund të themi se jemi me fat se më shumë se 70 perqind e pjestarëve të kësaj grupmoshe janë të vaksinuar”, rrëfen Galiq.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio