Sociale Më shumë

Masat e reja – Tubimet deri në 20 persona, ndalimi i qarkullimit në mes qyteteve mbetet në fuqi

Prej tvteuta18:36, 7 Maj 2021

Në konfererencën për media sot u prezantuan masat e reja kufizuese kundër përhapjes së virusit korona. Ndalimi i komunikacionint në mes qyteteve  gjatë fundjavës vazhdon të mbetet në fuqi në gjithë territorin e vendit, si dhe ndalimi i lëvizjes nga mesnata deri në pesë të mëngjesit, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq. Orët e punës së organizatorëve të lojërave të fatit, zgjatet për një orë dhe tani  do të punojnë nga 7.00 deri në ora 23.00.  Ndalimi i tubimit i më shumë se dy personave në ambiente të hapura hiqet kurse kufizimi tani është në 20 persona. Testet PCR për të hyrë në Mal të Zi hiqen për të gjithë vendet e rajonit si dhe për Rusinë , Bjellorusinë dhe Ukrainën. Pasagjerët dhe ekuipazhi i anijeve të pasagjerëve që hyjnë në Malin e Zi lejohen të hyjnë në vend me një rezultat negativ të testit PCR që nuk ishte më i vjetër se 72 orë në kohën e nisjes. Galiq tha se të gjitha komunat  regjistruan një rënie kur bëhet fjalë për numrin e rasteve të reja të koronavirusit, dhe asnjë prej tyre nuk është në zonën “e kuqe”. Në nivelin rajonal, situata më e mirë është në jug të Malit të Zi, Galiq. Në Qendrën Spitalore të Podgoricës situata po ashtu është përmirsuar dukshëm dhe në të aktualisht po trajtohen  49 pacientë. Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq tha se në këtë moment, 10.5 përqind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë, dhe 4.7 përqind me dozën e dytë, pa llogaritur të dhënat e ditës së sotme . Ajo njoftoi  se shfrytëzimi i kapaciteteve spitalore është rreth 25 përqind në territorin e të gjithë vendit. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatović, tha se protokollet shëndetësore për sezonin turistik janë finalizuar, me qëllim të ruajtjes së një situate të mirë epidemiologjike. Protokollet do të shpërndahen në industrinë e turizmit dhe ambasadat javën e ardhshme dhe do të jenë në anglisht dhe rusisht. Qeveria ka marrë një vendim që turistët që sëmuren me Kovid-19 gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi dhe të shtrohen në spital të trajtimi i tyre do të jetë barrë e shtetit, kurse hotelierët do ta kenë obligim që 10% të kapaciteteve ti ndajnë për të sëmurët eventual me covid.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio