Aktuale Më shumë

Markoviq: Prokurorët të marrin në pyetje viktimën e dhunës në familje në polici

Prej tvteuta13:19, 13 Tetor 2024

Prokurori Suprem i Shtetit (VDT) Millorad Markoviq dorëzoi në prokuroritë më të larta dhe themelore të shtetit Udhëzime detyruese për trajtimin e rasteve të dhunës në familje apo në bashkësi familjare, ku përcaktohet se prokurorët në detyrë duhet të dëgjojnë menjëherë viktimën e dhunës, pa dëgjimin paraprak të saj nga oficerët e policisë, nëse është e mundur.

Siç thonë ata, udhëzimi është dorëzuar me qëllim të vendosjes së një praktike uniforme në trajtimin dhe zbatimin e mekanizmave efektivë në rastet e formuara për veprën penale të dhunës në familje apo në bashkësinë familjare.

“Udhëzimi parasheh që ushtruesit e detyrës ta marrin urgjentisht në pyetje viktimën e dhunës, pa marrë paraprakisht në pyetje nga punonjësit e policisë, nëse kjo është e mundur”, theksojnë ata në njoftim.

Ata po ashtu theksojnë se udhëzimi i Prokurorit Suprem të Shtetit, Markoviq është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe është përgatitur pas një analize të hollësishme të praktikës aktuale të prokurorive të shtetit në këto raste.

 

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio