M.Mustafa:”Punimet ndërtimore të ndaluara në qendër të qytetit”
Prej tvteuta10:54, 2 Qershor 2021
Në bazë të vendimit të Sekretariatit për Veprimtari dhe Çështje Komunale ndalohet punimet ndërtimore prej datës 1 qershor deri me 15 shtator në zonën e qytetit respektivisht në Ranë dhe në Kala, si dhe në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku. Ndërsa në gjithë territorin e Komunës punimet do të ndalen nga data 15 qershor.
Policia Komunale është duke i bërë mbikëqyrjen e terrenit, dhe në rast nevoje të njëjtit do të bëjnë ndalimin e punimeve, përveç në raste të veçanta ku janë në fazën përfundimtare,deklaroi për televizionin Teuta kryeshefi i Policisë Komunale Milazim Mustafa.
Në pjesën tjetër të komunës së Ulqinit vendimi vlen dy javë më vonë, respektivisht deri më 15 qershor.Mustafa ka thënë se do të ketë kontrolle të rreptë të respektimit dhe zbatimit të këtij vendimi.
H.Nelaj