Letër ministrave
Prej tvteuta11:28, 7 Prill 2015
Udhëheqësit e Organizatës sindikale të hotelit “Otrant” tash sa vite përpiqen që të realizojnë të drejtat e tyre,por deri më tash kërkesat e tyre kanë mbetur pezull.Në këtë frymë sindikalistët me një letër u janë drejtuar disa ministratve të Qeverisë së Malit të Zi:ministrit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq, ministres së punës dhe mirëqenie sociale, Zorica Kovaçeviq dhe ministrit mbi të Drejtat e njeriut dhe pakicave Suad Numanoviq.
Në letër ndër të tjera theksohet se 60 punëtorë të “Otrantit” tash katër vite nuk marrin paga dhe as nuk iu paguhen kontributet, ndërsa librezat e punës i kanë në hotel, por nuk ka kush t’i hap.