Kurti: Turizmi i vitit 2021 në Shqipëri shumë i mirë se vitin e kaluar
Prej tvteuta13:01, 13 Gusht 2021
Turizmi shqiptar si dhe ai ndërkombëtar u godit rëndë nga pandemia Covid 19 gjatë vitit të kaluar. Mbyllja e kufijve nga vendet e BE-së bëri që turizmin ta vënë në funksionim vetëm pushuesit vendas dhe si çdo vit tjetër turistët shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por dhe nga vende të tjera të rajonit. Turistët nga Serbia vitin e kaluar kanë qenë surprizë për bregdetin shqiptar, të cilët edhe këtë sezon turistik janë vërsulur Shqipërisë, thotë për Televizionin Teuta, Astrit Kurti, ekspert i turizmit.
Turizmi për vitin 2021 në Shqipëri ka filluar mirë dhe është duke u zhvilluar në përmasa të pritura, thotë Kurti, i cili shton që fillimi i muajit tetor është i pronotuar çka ka shpresë që këtë vit të zgjatet sezoni. Ai gjithashtu beson që edhe viti 2022 do të jetë në të njëjtin nivel, ose edhe më i mirë.