Kurti për BBC: ”Nuk lejoj kurrë që Kosova të bëhet si Bosnja”
Prej tvteuta13:35, 3 Nëntor 2021
Në emisionin HardTalk të BBC-së, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri disa pohime të forta. Kurti deklaroi gjatë intervistës se nuk do të lejojë kurrë që në Kosovë të përsëritet situata e Bosnjes. “ Bosnjëzimin e Kosovës unë do ta luftoj si të jem në qeveri, si të jem në opozitë. Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës.
Jam i bindur se me programin tonë, do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia. Është Beogradi që dëshiron të ketë shtet brenda një shteti. Shtetin e Serbisë brenda Kosovës së pavarur. Kur nuk u zbatua Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, asnjë serb nuk protestoi kurrë. Në vitin 1991, në 26 prill, 14 komunat me shumicë serbe në Bosnje u bashkuan me asociacionin e tyre, në 9 janar 1992 shpallën pavarësinë, në 28 shkurt 1992 morën kushtetutën e tyre dhe më në fund 14 dhjetor 1995 në Dejton (qytet në Ohio të SHBA), morën njohjen ndërkombëtare e tyre. Ata duan ta përsëriain Bosnjën në Kosovë. Kjo nuk ka për të ndodhur”, është shprehur Kurti. Kryeministri theksoi më tej se dialogu me Serbinë nuk ështe ndër prioritetet e Kosovës, por as një çështje që duhet neglizhuar. Sipas tij, qeveria aktualisht po fokusohet në zhvillimin ekonomik të vendit, në sundimin e ligjit kundër korrupsionit dhe gjithashtu në pandeminë e Covid-19.