KUMTESË E OPINIONIT TË TUZIT
Prej tvteuta22:37, 3 Korrik 2022
Si mbare opinioni , para pak ditesh kemi mesuar per braktisjen e radheve te Unionit Demokratik te Shqiptareve nga ana e njerit prej themelueseve e ish-kryetarit te tij , z. Ferhat Dinosha.
Nuk i dime shkaqet qe e kane shty ne kete akt personal,por mendojme se nder shkaqet kryesore kane qene degradimi i partise,mungesa totale e demokracise ne te , percarja e saj ne Degen e Malesise…
Ne te cilet para shume kohe jemi perjashtuar nga UDSH e kuptojme mire hapin e z. Dinosha , sepse e dime se demokracia ne ate parti eshte baraz me ate ne Korene Veriore. Aty s’ka me mendim te lire as mbledhje te rregullta te organeve partiake. Aty ka vetem diktature te kryetarit aktual , te cilit askush s’ia cele gojen per defektet e shumta.
Po percjellim edhe reagimet e turpshme te partise dhe te disa anetareve te saj. Ata po i thone z. Dinosha se i ka pas te gjitha funksionet ne parti e prej partise , gje qe eshte e vertete . Por , nuk po thone se ai te gjitha funksionet i ka kryer me nder , me patriotizem e me profesionalizem. Nuk po thone se pikerisht Ferhat Dinosha e ka bere Unionin faktor te pashmangshem politik , te njohur ne te gjitha adresat vendimmarrese,jo vetem ne Mal te Zi e rajon , por edhe ne Bruksel e Uashington. Nuk po thone se ai i ka pasur dhe i ka dyert e hapura ne Tirane e ne Prishtine dhe se ka gezuar e gezon respekt te vecante nga ana e te gjithe lidereve te kombit dhe nga populli shqiptar.
Ferhat Dinosha ka qene perfaqesues i denje i UDSH-se ne cdo post qe ka mbuluar . Ai si minister,ne vitin 1998 ,kur forcat kriminale ushtarake e policore te Sllobodan Millosheviqit po digjnin Drenicen , ka organizuar tubimin e protestes ne Tuz “Malesia per Drenicen” . Ai na ka bere zemren mal me diskutimet ne Parlament per ceshtjen e Kosoves. Ai per ate ceshtje , ne mes te Beogradit , eshte cuar nga tavolina kur aty ka ardhe gjenerali famekeq i Millosheviqit , Nebojsha Pavkoviq , i cili kishte bere kerdi ne Kosove. Ai kurr nuk kishte shkuar ne varrimin e mitropolitit te Kishes serbe ne Mal te Zi , Amfillohije Radoviq , i cili clirimtaret e UCK-se vazhdimisht na i ka quajtur “kriminele” .
Pra , koleget e deridjeshem te partise nuk ia permendin z. Dinosha asnjerin nga keta hapa te guximshem e fisnik . Ne vend te kesaj , ata ia bejne “haram buken e Unionit”. Por , harrojne se ne ate menyre ata bejne haram buken e vete dhe te shume kuadrove te partise , te cilen e kane nga djersa e tij.
Por , Ferhat Dinosha nuk duhet te merzitet nga keto fjale te liga te ish-partise . Ai ishte dhe mbetet model i politikanit dhe patriotit te mirefillte per te cilin shqiptaret ende kane nevoje.
Problemi i Ferhat Dinoshes eshte se ai shkruan libra te cilat keta qe e sulmojne nuk dine as ti lexojne.
Ne e ftojme te na bashkohet e te na prije per te ringjallur vlerat burimore te partise me te forte shqiptare , ne nje subjekt politik qe s’do te humb emrin e Unionit.