Sociale Më shumë

Krivokapiq: Qeveria ka plane të cilat funksionojnë

Prej tvteuta14:44, 4 Korrik 2021

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur shëndetësinë, ekonominë dhe turizmin si përparësi, ajo është në lëvizje e sipër për rimëkëmbjen dhe ka plane që funksionojnë, tha Kryeministri Zdravko Krivokapiq.Ai tha se kur mori detyrën, Mali i Zi kishte zero vaksina dhe zero të vaksinuar.

“Që atëherë deri më sot, mbi gjysmë milioni doza vaksinash kanë mbërritur në Malin e Zi. Çdo i treti qytetar i rritur ka marrë të paktën një dozë dhe mbi 28% janë imunizuar plotësisht,” tha Krivokapiq, njoftojnë nga Qeveria.

Për herë të parë, që nga qershori i vitit të kaluar, siç tha ai, vendi ynë ka përmbushur kushtet për t’u kthyer në listën e gjelbër të Bashkimit Evropian të vendeve të sigurta epidemiologjikisht dhe po hap kufijtë për Malin e Zi.

“Kufijtë tanë janë gjithashtu të hapur. Hotelet dhe restorantet po hapen. Ka një numër në rritje të fluturimeve dhe destinacioneve prej ku turistët vijnë tek ne,” vuri në dukje Krivokapiq.

Na është dashur të përmirësojmë situatën epidemiologjike në mënyrë që të përmirësojmë ekonominë. Tani përparësia jonë është rimëkëmbja ekonomike dhe turizmi,” tha ai.

Ai beson se ky është momenti që ekonomia të rimëkëmbet.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi krijuar paketa të ndihmave për ekonominë, posaçërisht turizmin, të cilat do të ndihmojnë në ngritjen e ekonomisë që është shtyllae zhvillimit të këtij vendi dhe që janë njerëzit që ngrihen çdo ditë, punojnë shumë, investojnë në bizneset familjare, paguajnë taksat dhe t’i shërbejnë vendit të tyre. “, deklaroi Krivokapiq.

“Ne kemi plane që funksionojnë, por kemi ende shumë punë për të bërë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe kaloni verën tuaj në vendin tuaj, në Mal të Zi,” tha Krivokapiq.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio