Kosova me ushtri
Prej tvteuta11:37, 27 Nëntor 2014
Shëndrrimi i forcave të sigurisë në ushtri të Kosovës është çështje e brendshme që ka të bëjë me institucionet lokale, ka kumtuar Aleanca. Ministri i FSK Agim Çeku ka paralajmëruar se menjëherë pasi të konstitohet Kuvendi i Kosovës do të miratohet vendimi mbi shëndrrimin e FSK-së në forca të armatosura të Kosovës, duke theksuar se ky proces ka një perkrahje të gjërë dhe të fuqishme të faktorit ndërkombëtar të këtij shteti.