Politikë Më shumë

KKSH URON DITËN E PAVARËSISË

Prej tvteuta23:19, 17 Shkurt 2015

E nderuara Presidente Jahjaga,
I nderuar Kryeministër Mustafa,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, pranoni
urimet ma të sinqerta me rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kjo datë është e shënuar dhe e veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse shënoi një
fillim të ri për popullin e Kosovës, pas një mundi dhe sakrifice të cilën e dhanë për vendin e vet,
por të cilin e mirëpritëm edhe ne si shqiptarë.
Ne shqiptarët në Malin e Zi, vlerësojmë lart angazhimin Tuaj në zgjidhjen e problemeve me të
cilat ballafaqohet sot shteti i ri i Kosovës, si dhe kontributin për forcimin e institucioneve të
Republikës së Kosovës, në të mirë edhe të shqiptarëve në Malin e Zi.
Çdo arritje e shtetit të Kosovës, është sukses për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen, duke
përfshi edhe shqiptarët në Malin e Zi.

Me respekt,
Genci Nimanbegu
Kryetar i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio