Aktuale Më shumë

Katniq dhe Llazoviq mbesin në paraburgim

Prej tvteuta15:03, 23 Prill 2024

Gjykata më e lartë në Podgoricë konfirmoi vendimin e gjyqtarit hetues Goran Shqepanoviq, i cili i caktoi ish-kryeprokurorit special Millivoje Katniq dhe ish-ndihmës drejtorit të Administratës së Policisë, Zoran Llazoviqit, paraburgim deri në 30 ditë.

Një vendim të tillë gjykata e ka marrë pasi ka refuzuar ankesën e vetë Katniqit, por atë të paraqitur nga mbrojtja e Llazoviqit.

Gjykata gjithashtu na tha se ankesa e SDT-së, e cila ishte paraqitur për shkak se Shqepanoviq nuk pranoi një nga arsyet e paraburgimit për Llazoviqin, ishte refuzuar.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio