Katër persona nga Tivari janë arrestuar, shkak lëndët narkotike
Prej tvteuta12:43, 20 Mars 2024
Policia ka arrestuar katër persona nga Tivari nën dyshimin për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Siç njoftojnë nga Drejtoria e Policisë, një person është i padisponueshëm për organet kompetente.
Për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve dyshohet A.B. (19), P.G. (43), A.M. (39), P.P. (43) dhe V.M. (28).
Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga këta persona u gjet një sasi e caktuar e lëndës narkotike dehëse kokainë dhe peshore për matje të saktë.
Policia tha se në 21 raste ka konfiskuar lëndë narkotike, marijuanë, amfetaminë, si dhe tableta buprenofinë, ksanax dhe diazepam.