REGION/SVET Më shumë

Imunizimi në vend të orës policore,masa të reja nga nesër

Prej tvteuta10:52, 10 Shtator 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq  Bojoviq , njoftoi se autoritetet shëndetësore vendosën t’i japin përparësi imunizimit, në vend të  orës policore në territorin e Malit të Zi.

Ajo  sot  në konferencën për shtyp tha  se masat nuk do të kishin ndryshuar nëse do të respektoheshin masat e vlefshme epidemiologjike.

“Është një moment inkurajues që 45 për qind e qytetarëve të rritur në Mal të Zi janë vaksinuar të paktën me dozën e parë, por kjo përqindje duhet të jetë dukshëm më e mirë,” vuri në dukje Boroviniq Bojoviq.

Qeveria malazeze, siç tha ajo, ka miratuar masa që do të hyjnë në fuqi nesër, dhe do të jenë të vlefshme deri më 24 shtator.

“Brenda certifikatës dixhitale të covidit , statusi i vaksinimit të pjesshëm nuk do të njihet më. Në këtë kuptim, certifikata do të jetë e vlefshme vetëm nëse personi plotëson një nga kushtet e përcaktuara – që kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës që jepet  në dy doza, pra 14 ditë  imunizim me një vaksinë me një dozë të vetme, “tha ministrja.

Kusht i  dytë është një posedim i  testit PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë, ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë.

“Dhe se personi ka një test të shpejtë negativ që nuk është më i vjetër se 48 orë,” tha Boroviniq Bojoviq.

Dasma deri në 100 persona brenda

Dasma dhe hapësira të tjera private, si dhe ngjarje sportive në ambiente të mbyllura, thotë ajo, është e mundur  të mbahen duke u kufizuar  në 100 persona të cilët duhet të plotësojnë  një nga kushtet nga certifikata e Covid.

“Numri i njerëzve të pranishëm në kopshte nuk është i kufizuar, por të gjithë mysafirët dhe punonjësit duhet të plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara të certifikatës.

Muzika live brenda objekteve të mbyllura është e ndaluar,” tha Boroviniq Bojoviq.

Vetëm ata që plotësojnë një nga kushtet e certifikatës së covid mund të shkojnë në disko dhe klube nate,  ku janë të kufizuar në 100 persona.

“Vetëm ata që plotësojnë një nga kushtet nga certifikata e Covid  poashtu mund të shkojnë në qendrat tregtare,” tha ministrja .

Hyrja e qytetarëve dhe të huajve

Nga 14 shtatori,  deklaroi  Boroviniq Bojoviq, hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm nëse qytetarët malazezë dhe të huajt plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara:

* Se kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi për vaksinat e dhëna në dy doza, pra që kanë kaluar 14 ditë nga imunizimi me vaksinat e dhëna në një dozë;

* Se personi posedon një test negativ PCR për COVID-19 që nuk është më i vjetër se 72 orë ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë;

Se personi posedon një test negativ të shpejtë të antigjenit që nuk është më i vjetër se 48 orë.

Ministrja  përsëri apeloi dhe kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen, sepse është një fakt i padiskutueshëm që në 90% të rasteve, pacientët e pavaksinuar janë në terapi intensive.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio