Lija e majmunit, në kufi me Shqipërinë.Rasti i parë në Greqi
Prej tvteuta13:19, 22 Maj 2022
Pas Italisë, është regjistruar rasti i parë me linë e majmunit edhe në Greqi,duke iu afruar kështu gjithnjë e më pranë Shqiperise.
Organet greke të shëndetit janë vënë në alarm pas shfaqjes së simpotmave të lisë së majmunëve tek një turist britanik në ishullin e Kefalonisë .
Një 29 vjecar dhe partnerja e tij janë transportuar drejt Athinës të shtunën në mbrëmje, me një të Forcave Ajrore që u ul në aeroportin e Kefalonisë për të marrë çiftin e turistëve.
Autoritetet shëndetësore greke deklarojnë gjithësesi se janë në gatishmëri të lartë. Ato bëjnë bën me dije se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, por kanë marrë edhe të gjitha masat për zbulimin në kohë të infeksioneve të mundshme.
Bazuar në të dhënat e deritanishme epidemiologjike sipas tyre, sëmundja është zakonisht e lehtë dhe me transmetueshmëri të ulët. Një masë paraprake bazë është shmangia e kontaktit me njerëzit që kanë irritime të lëkurës.
Lija e majmunëve është diçka për të cilën “të gjithë duhet të shqetësohen” dhe SHBA po shqyrton se çfarë lloj trajtimesh dhe vaksinash janë në dispozicion, kwshtu tha Presidenti Joe Biden.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në nivel global dhe afërsisht 50 raste të tjera të dyshuara.
Shqetwsimet janw refletuar dhe nw Shqipwri e Kosovw, ku Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike atje ka dalë me një listë informacionesh të nxjerra nga profesionistët shëndetësorë të OBSH-së. Megjithwse deri m, tani nuk është regjistruar asnjw rast si në Kosovë ashtu edhe Shqipwri.
Deri më tani, agjencitë e shëndetit publik në Evropë kanë konfirmuar raste në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Suedi. Në një deklaratë të premten, OBSH tha se shpërthimet e fundit “janë atipike, pasi ato po ndodhin në vendet jo-endemike”.
Lija e majmunit mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Virusi mund të hyjë në trup përmes lëkurës traktit respirator ose përmes syve, hundës ose gojës.